Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e Covid-19.
Kështu ka njoftuar IKSHPK, ku ka publikaur të dhënat e fundit.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë infektuar edhe pesë persona.
Kurse në të njëjtën kohë janë shëruar 155 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.
ℹ Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 923.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
