Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të filloj rimbursimin e mjeteve të tërhequra nga 10 përqindëshi i Fondit për Kursime Personale (Trusti).
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë propozimit të vendimit ka thënë se pagesat do të fillojnë nga viti 2023.
“Propozimi në fjalë rrjedh nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Përmes një metodologjie do të përcaktohet se si do të paguhen këto mjete. Rimbursimi do të filloj nga viti 2023”, tha Murati.