Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.
Stefan Schwarz, ish-deputet gjerman dhe bashkëshorti i kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë një koment pas vendimit të fundit nga Tribunali i Hagës.

“Monstër Mlladiq. Do të vdes në burg”, ka shkruar Stefan Schwarz, ish-deputet gjerman.
Kujtojmë se Stefan Schwarz është politikan dhe ish-deputet i Bundestagut gjerman (1990 – 1994). /Bota sot/