Krimineli Ratko Mladiq është dënuar më burgim të përjetshëm për krimet që i ka bërë në Bosnje nga Tribunali i Hagës.
Ky vendim është mirëpritur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se drejtësia për viktimat e pafajshme sot fitoi.
Gjithashtu, Avdyli ka shkruar se kërkimfalja është domosdoshme nga Beogradi.
Postimi i plotë:
Drejtësia për viktimat e pafajshme sot fitoi. Ratko Mladiq dënohet me burgim të përjetshëm . Fajtorët e gjakderdhjes në Ballkan, po marrin dënimin e merituar. Tani kërkimfalja është domosdoshme nga Beogradi që paqja të fitoi në gadishullin Ballkanik.