Ka reaguar ashpër Driton Tali, ish-këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me çështjen se pse Kurtin e liruan nga burgu, dhe nuk vepruan njëjtë edhe me veprimtarin Ukshin Hoti.
Tali përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo fillimisht është një pyetje idioteske.
Ai është i mendimit se kjo i bie sikurse të bëhet pyetja se pse Serbia i vrau Adem e Hamëz Jasharin, dhe jo të tjerët.
Kurse, ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ndalen këto “budallallëqe”.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/08/auto_05-03-2020-ZKM-31623165069.jpg)
Pse Albin ty të lëshoi Serbia e Ukshin Hotin jo?!
Pyetje shumë idioteske!
Kjo i bie sikurse me i pyet të gjithë ushtarët e UÇK-ës: pse Serbia i vrau Adem e Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin, Mujë Krasniqin, Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Fehmi Lladrovcin..., e ty (juve) jo?!
Aman ndalni këto budallallëqe!!!