Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pas vendimit për burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiq.
Jahjaga ka përshëndetur vendimin e gjykatës duke thënë se këso dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë.
Poashtu ish-presidentja e Kosovës tha se nuk mund të ketë paqe e pajtime pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë.
Postimi i plotë:
Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen! Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm.
Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë. Nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë!