Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sërish ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku i cili tha se ai është “i vogël për të”.
Lladrovci përmes një ironzimi në rrjetin social Facebook ia bëri me dije Lushtakut se në komunën e Drenasit, sa është ai kryetar sundon ligji.
“Me qetësi e dashuri...në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!”, shkroi kryetari i Drenasit, përcjell “Bota sot”.
Ndërsa, në një postim të mëhershëm e postoi një fotografi të strucit, ku Lladrovci tha se ai ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall.
Postimi i plotë
Me qetësi e dashuri...në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!
P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall!