Krejt çfarë ka kujtim Lutfie Hajdaroviq Fejza janë disa fotografi të familjarëve të saj.
Kësaj të fundit forcat serbe ia masakruan rreth 30 anëtarë të familjes në masakrën e Srebrenicës.
74-vjeçarja nga Bosnja që u martua në Kosovë thotë se e kishte të rëndë vizitën në Orahova.
Ajo atje shkoi dy vjet pasi që iu vranë anëtarët e familjes dhe u takua me nipin e saj të vetëm të mbijetuar duke vizituar vendet ku ndodhi tragjedia.