Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pas vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm të kriminelit serb, Radko Mlladiq.
Hamiti përmes një postimi në Twitter ka thënë se pas këtij vendimi, është koha që të kërkohet llogari edhe nga Serbia.
“Nën udhëheqjen e Kasapit të Ballkanit Millosheviç, Serbia u përfshi në luftëra gjenocidale kundër jo-serbëve në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve 1990; rasti i Bosnjës (Mlladiç) u konfirmua sot.
Koha për të kërkuar llogari nga Serbia, udhëheqësit dhe njerëzit e saj”, ka shkruar Hamiti.
Under the leadership of the Balkans Butcher #Milošević , Serbia engaged in genocidal wars against non-Serbs in #Croatia, #Bosnia and #Herzegovina, and #Kosovo during the 1990s; the Bosnian case (#Mladic) confirmed today. Time for reckoning in #Serbia, its leadership & its people.
— Muhamet Hamiti (@MuhametHamiti) June 8, 2021