Ministrja boshnjake në Qeverinë e Kosovë, Emilja Redzepi, ka thënë se me rikonfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm është vendosur drejtësia.
“Krimineli i luftës, Ratko Mlladiq, sot është dënuar me burgim të përjetshëm.
Drejtësia që ne kemi qenë duke e pritur për 26 vjet është dhënë”, është shprehur ajo.
“Nuk ka asnjë dënim që mund ta lehtësojë dhimbjen e nënave boshnjake që kanë humbur burrat, fëmijët dhe tërë familjen e tyre dhe të gjithë popullit të Bosnjës”.