Bislimi për Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Biden "Veprim Gjeopolitik me Rëndësi për Kosovën"

Aktuale

Bislimi për Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Biden "Veprim Gjeopolitik me Rëndësi për Kosovën"

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 07:19
Faton Bislimi

Pas publikimit të lajmit për Urdhërin Ekzekutiv të Presidentit Biden për bllokim të pasurisë dhe ndalim të hyrjes në SHBA për personat që i kontribuojnë destabilizimit në Ballkanin Perëndimor, Dr. Faton Bislimi, një njohës i mirë i politikës në SHBA, ka vlerësuar se janë dy elemente me rëndësi të veçantë për Kosovën në atë dokument, edhepse në shikim të parë mund të mos vërehen.

Bislimi në një status në Facebook ka shtuar se Urdhëri Ekzekutiv në fjalë shpërfaqë shumë kjartazi pozicionin amerikan për mosndryshim kufijsh në Ballkan dhe jep mesazh paralajmërues për secilin që i bishtron "marrëveshjes për njohje të ndërsjellë" si përfundim i dialogut Kosovë-Serbi!

Ja postimi i plotë i Bislimit:

Janë dy elemente shumë me rëndësi për ne në lidhje me lajmin e Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden të nënshkruar sot më 8 qershor, për bllokim pasurie e ndalim hyrje në SHBA për persona që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor:

1. Çfarëdo veprimi nga kushdo që cënon "integritetn territorial të vendeve apo shteteve" në Ballkanin Perëndimor përbënë shkak për t'u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA; dhe

2. Çfarëdo veprimi nga kushdo që cënon "marrëveshjen për njohje të ndërsjellë" apo në origjinal "mutual recognition agreement" sikur edhe marrëveshjet tjera paraprake si ajo e Dejtonit, Prespës, apo vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, përbënë shkak për t'u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA!

Këto dy pika duhet lexuar përtej kuptimit të tyre bukfal:

-- E para përcakton kjartë pozicionin e Administratës Biden kundër riorganizimit territorial të shteteve në Ballkanin Perëndimor, që nënkupton mosperkrahjen për ndryshim kufijsh në rajon. Vendosja e kësaj pike në këtë Urdhër Ekzekutiv (që ripërtrinë dhe zgjeron Urdhërin Ekzekutiv paraprak të vitit 2001), një ditë para se Biden të udhëtojë në Evropë dhe pak ditë para takimit me Presidentin e Rusisë, Putin, i jep goditje paraprake diplomatike pikërisht Rusisë dhe angazhimit të saj të bujshëm për shpërbërjen e Bosnjes përmes Republika Srpska dhe Serbisë! Roli i Rusisë në Ballkan mund të rritet efektivisht vetëm përmes serbëve! Në kuadër të gjeopolitikes ruse hynë edhe Kosova, dhe përkrahja e parezervë e Rusisë për Serbinë karshi Kosovës. Mosndryshimi i kufijeve nënkupton edhe mosndryshimin e kufijëve të Kosovës, pra faktin që shtetësia e Kosovës nuk vije në diskutim në përplasjet e mëdha gjeopolitike perëndim-lindje!

-- E dyta flet direkt për dialogun Kosovë - Serbi (sepse nuk ka tjetër marreveshje në Ballkanin Perëndimor për "njohje të ndersjellë") dhe marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe legalisht të obligueshme në mes dy vendeve për të cilën pikërisht Biden më parë është shprehur se duhet të jetë e fokusuar në njohje të ndërsjellë! Pra, kjo pikë në këtë Urdhër Ekzekutiv është një paralajmërim shumë serioz për secilin akter në procesin e dialogut që mendon se mund t'i bishtrojë përgjegjësisë për marrëveshjen e bazuar në njohje të ndersjellë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat