Askush nuk e ka pritur këtë vendim “bombë”, Bajrami jep alarmin: Kosovës po i ngushtohen rrugët

Aktuale

Askush nuk e ka pritur këtë vendim “bombë”, Bajrami jep alarmin: Kosovës po i ngushtohen rrugët

Nga: N. H Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:16
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar se ka zgjeruar fushëveprimin e aktit për bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e ish- Republikës së Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

Në lidhje me këtë, ka reaguar anëtari i Vetëvendosjes, Mustafa Bajrami, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se askush nuk e ka pritur këtë urdhër “bombë” të Biden, gjersa ka paralajmëruar se sa më shumë po kalon koha, aq me ngusht po i bëhet rruga Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bajrami dhe Kurti

Askush nuk e ka pritur këtë urdhër "bombë" të Biden dhe askush nuk është tu e ditë se çka do me ndodhë. Dhe, sa më shumë po kalon koha, aq me ngushtë po i bëhet rruga Kosovës.

Ani pse në diplomaca e thotë të kundërtën; Sa më ngadalë i ecë senet, aq me mirë pjekën ato e aq me fort vendosen nëpër vendet e veta...!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat