Në Hagë tashmë ka nisur seanca e sotme përgatitore për gjykimin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, tha se nesër dhe pasnesër do të mbahen edhe nga një seancë paragjyqësore ndaj Mustafës, por që të njëjtat nuk do transmetohen [ex partë].
‘’Nesër do mbajmë seanca të mbyllura, tutje edhe një seancë tjetër të mbyllur me ZPS-në’’, u shpreh ajo.
Megjithatë, prokurorja e rastit, tha se do të bëjnë kërkesë për shtimin edhe të një dëshmitari tjetër në listën e prokurorisë.