Kandidati i PDK-së, për kryetar të komunës së Skënderajit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video në rrejtin social Facebok teksa shihet në aeroplan.
Lladrovci shprehet se drejtimi i komunës është sikur të drejtosh një aeroplani pasi duhet guxim për ta drejtuar, përcjell “Bota sot”.
Ai shton se përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes.
Postimi i plotë
Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër.
Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar.
Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca. Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë.
Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes. Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin. Përvoja e jep shijen për një opsion. Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë!