Gara për Komunën e Istogut pritet të jetë një nga ato garat interesante në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit.
Bekë Berisha nga AAK është kandidati i vetëm i zyrtarizuar në këtë komunë deri më tani
Media ka kontaktuar Xhevat Demajn, përfaqësuesin e listës Guxo në këtë komunë. Ai ka thënë se është i gatshëm të kandidojë për kryetar të komunës dhe se shpreh bindjen në fitore.
“Nuk kemi ende asnjë vendim nga Lista jonë nëse do të dalim me kandidatë tonin, apo do të jemi në bashkëpunim me Vetëvendosjen. Por, ajo që mund të them unë është se nëse do të jem unë kandidat për kryetar të Istogut, fitorja është e garantuar. Nëse e duan ndryshimin, e kanë zgjidhjen” ka thënë Demaj.
Xhevat Demaj ka qenë për shumë vite figurë e njohur e LDK-së në Istog, para se të kalonte tek Lista e udhëhequr nga Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit.
Ish-partia e Demajt, LDK është në finalizim të kandidaturës për Istog. Shkëmb Manaj e Ilir Ferati janë dy emrat më të përfolur nga kjo parti për kandindimin në zgjedhjet lokale.
Lëvizja Vetëvendosje poashtu nuk ka përcaktuar ende emrin për kandidat në zgjedhjet e këtij viti. Agron Avdiaj e Arif Elshani janë dy nga emrat që lakohem për kandidim nga ky subjekt.