Kurti: Këta politikanë duhet të shqetësohen shumë nga vendimi i fundit i Bidenit

Aktuale

Kurti: Këta politikanë duhet të shqetësohen shumë nga vendimi i fundit i Bidenit

Nga: A.Zh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:40
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka reaguar pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve, që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kurti ka thënë se nga ky vendim duhet të shqetësohen të gjithë politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se e kishte paralajmëruar se me ardhjen e Bidenit në pushtet, SHBA-ja do të kthehet fuqishëm në Ballkan.

Postimi i Kurtit në Facebook:

SHBA dhe Biden, të vendosur në pastrimin e Ballkanit!

E kam paralajmëruar që kohë se me ardhjen e Presidentit të ri z. Joe Biden, SHBA-ja do ta kthejë vëmendjen fuqishëm tek Ballkani Perëndimor.

Presidenti Joe Biden firmosi urdhrin ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim duhet të jetë shumë shqetësues për gjithë ata politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar të cilët në dekadat e fundit e destabilizuan Ballkanin.

Drejtësia do të fitojë dhe fundi do të jetë i mirë për qytetarët e dhunuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat