Ushtruesi i detyrës së kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet ta padis Serbinë për gjenocid.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke vlerësuar se ai nuk është i përgatitur për çështjen e dialogut me Serbinë.
“Jam i shqetësuar sesi Kurti mund të shfaqet më 15 qershor në Bruksel, pasi nuk është i përgatitur. Nëse Serbia nuk kërkon falje deri më 15 qershor për gjenocidin e kryer në Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të ulet në takim me Vuçiqin”, ka thënë sot Hoxhaj.
Atij i kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ky veç ka qenë në opozitë qe 20 vjet se ta kish fikë Serbinë!”, ka shkruar shkurt Avni Zogiani, zyrtar i VV-së, në një reagim në Facebook.
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi Kurti-Vuçiq, do të mbahet më 12 qershor./BS