Ish presidentja, Atifete Jahjaga në konferencën virtuale "Ngritja e zërit të të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore", të organizuar nga Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Kosovë, ka deklaruar se turpi nuk është për të dhunuarat, por, për dhunuesit.
Ajo është shprehur se dhuna ndaj grave është fenomen shqetësues në shumë shoqëri, pa përjashtuar as Kosovën.
Jahjaga ka kërkuar që të ngritet zëri kundër dhunës dhe t'i fuqizojmë ato të cilat nuk mund të gjejnë forcën për ta raportuar dhunën si pasojë e turpit.
Për më shumë njoftimi i plotë: