Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta zyrtarizojë kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës.
Bëhet fjalë për ish-deputetin e LDK-së, Ekrem Hyseni.
Hyseni do të jetë kandidat i LDK-së për të rikthyer bastionin e dikurshëm të saj.
Ekrem Hyseni është mjek me profesion dhe ka qenë deputet i Lidhjes Demokratike, në mandatin e kaluar.
Media merr vesh se Hyseni ka gjasa të marrë edhe drejtimin e degës së LDK-së në Podujevë.
Në anën tjetër, deri më tani kandidaturat për të parin e Podujevës, i kanë zyrtarizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.