Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nga shteti gjerman ka pranuar donacion që përmban laboratorin e gjuhës gjermane, sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit në vlerë prej 210 mijë euro.
Për këtë ministri Armned Mehaj ka falënderuar qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
Postimi në Facebook:
Sot pata kënaqësinë që nga qeveria gjermane, përfaqësuar nga ambasadori Joern Rohde, të pranojë me ceremoni të veçantë donacionin që përmban laboratorin e gjuhës gjermane, sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit në vlerë prej 210 mijë euro.
Me këtë rast, falënderova qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët.