Juristi Miftaraj: E trishtë me pa VV-në duke vazhdu kapjen...

Aktuale

Juristi Miftaraj: E trishtë me pa VV-në duke vazhdu kapjen...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:39
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se Komisioni për Legjislacion e ka shkelur ligjin duke e votuar komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

Ai tha se shkelja e ligjit është bërë qysh nga propozimi i kryetarit të Komisionit nga Ministria e Drejtësisë, e pastaj edhe miratimi i tij në qeveri.

“Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves”, ka shkruar Miftaraj në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot Komisioni per Legjislacion i Kuvendit te Kosoves ka votu komisionin per Provimin e Jurisprudences ne kundershtim te plote me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit dhe ne shkelje flagrante te nenit 18 pika 5 e Ligjit per Keshillin Gjyqesor te Kosoves.

Historiku:

Ministria e Drejtesise e propozon Kryetarin e Komisionit ne kundershtim me ligj.

Qeveria e miraton propozimin ne kundershtim me ligj.

Komisioni per legjislacion sot e vazhdon kunderligjshmerine.

Kuvendi ne ditet ne vazhdim do te votoj nese do te vazhdoj me shkelje te ligjit apo do ta ndal kete kunderligjshmeri

E trishte me pa VV me vazhdu me kapjen e institucioneve dhe shkeljen flagrante te ligjit.  Ate qe e kane mbrojte me vite, po e shkelin ne pak dite.

Kapja e shtetit vazhdon, keq qeverisja dhe sundimi i ligjit nuk jane prioritet i qeverise Kurti.

Praktika e supermeneve me ritem te shpejte promovohet nga qeveria Kurti!

Supermenet dhe lepujte po kthehen ne praktike nen qeverine Kurti.  5 dhe 6 pozita apo funksione ne te njejten kohe, tash eshte praktike e Qeverise Kurti. BRAVO!

P.S. IKD flet me fakte! Faktet jane koke forta dhe ekspozojne keq kete kapje te shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat