Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ashpër ndaj OVL-UÇK-së, të cilët kanë thirr protesta në mbrojtje të çlirimtarëve siç shprehen ata.
Këto protesta janë thirrur edhe pas konfliktit që pati Faik Fazliu me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në një lokal në Prizren.
Miftari përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe një foto të Gani Krasniqit, babait të dëshmorit të UÇK-së i cili ishte rrahur nga Policia e Kosovës gjatë një proteste në Prishtinë, ka pyetur OVL-në se pse nuk reaguan në atë kohë edhe për Krasniqin.
Ai thotë se OVL-UÇK janë nëpunës të Hashim Thaçit dhe mbrojnë milionerët e luftës dhe mafinë e veteranëve të rrejshëm.
Postimi i plotë:
Kur e rrahën e tërhiqen zvarrë policia politike e PDK-LDK dhe e copëtuan veteranin, invalidin dhe prindin babën e dëshmorit luftëtarin e UÇK, Gani Krasniqin nuk reaguat fare ju zuzarët e OVL-së nëpunëset e Hashim Thaçit e Pronto Mafisë, në cilën “rrotë të sames” ishit futur atëherë e në cilën "rrotë të samës” jeni sot ju nuk përfaqësoni veteranin e UÇK as kurrë se keni përfaqësuar ju përfaqësoni profiterat milionerët e luftës dhe Mafinë e veteranëve të rrejshëm (luftëtarëve" të 3-4000 eurove)!