Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, ka folur pas mbledhjes që mbajtën ku temë kryesore diskutimi kishin zgjedhjet lokale dhe propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash,
Ai ka thënë se shumica e kryetarëve aktualë vetëm se janë rikandiduar për të garuar sërish.
“U dha vlerësimi për disa komuna për avancimin e tyre. Ishte një numër i të nominuarve që e morën edhe përkrahjen e Kryesisë dhe për këtë do të lëshohet një deklaratë e plotë”.
Zemaj ka thënë se edhe organizimi nëpër degë dhe avancimi i LDK-së për zgjedhjet lokale të vjeshtës ishin temë diskutimi.
“Ka besim të plotë se LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”.