Tomë Gashi: Lumir Abdixhiku po e djegë këtë kandidat e jo veten

Aktuale

Tomë Gashi: Lumir Abdixhiku po e djegë këtë kandidat e jo veten

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:12
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëllimisht po e vendosë Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ai thotë se Abdixhiku nuk po i futet qëllimisht kësaj gare pasi aty është favorite VV-ja dhe se në këtë mënyrë ai do të dilte si humbës.

“Unë për vete do e votojë secilin kandidat që e vendosë VV-ja. Është një frymë e VV-së dhe partitë tjera opozitare do të kisha dëshirë që të forcohen pasi që humbja e thellë më 14 shkurt duket që ka lënë truma të parikuperueshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë për Abdixhikun ai ka thënë këto komente.

“Është burrë i mençur, po e djegë Përparim Ramën e jo veten”.

Gashi ka thënë po ashtu se nuk pret që kandidati i ri i LDK-së për kryetar të Podujevës të tregojë sukses të menjëhershëm përballë kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqi.

“Sa i përket Podujevës, e kemi parë që pa balotazh e fitoi Bulliqi. Mendoj se përsëri mund të ndodhë kjo”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat