Ramushi përsëri i reagon Albin Kurtit

Aktuale

Ramushi përsëri i reagon Albin Kurtit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:18
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, në Bruksel, i cili tha se ka kriminelë luftës dhe të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë, Haradinaj tha se kur një kryeministër flet kështu në një shtet ndërkombëtar, atëherë duhet të ketë reagime.

Ai shtoi se këto deklarata të Kurtit në Bruksel, i kanë shërbyer Serbisë, gjersa shtoi se kreu i ekzekutivit, ka folur me gjuhën e Serbisë.

“Ai ka folur me gjuhën e Serbisë e të Vuçiqit. Deklaratat e Kurtit në Bruksel i shërbeu Serbisë dhe këto i kanë bërë dëm Kosovës”, tha Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat