Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar tetë kandidatë për kryetar të komunave të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar edhe partitë kundërshtare të LDK-së, se Lidhja është gati.
Sipas tij, rikthimi i madh po vjen.
Postimi i plotë:
Gazi për Pejën.
Imriu për Lipjanin.
Përparimi për Prishtinën.
Ekremi për Podujevën.
Sokoli për Vitinë.
Xhafa për Vushtrrinë.
Burimi për Fushë Kosovën.
Ardiani për Suharekën.
Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm - Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë.
Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen.
Të tjera kandidatura shumë shpejtë.