SHBA dhuron 500 milionë vaksina, reagon Hillary Clinton, kështu e quan vendimin e Bidenit

Aktuale

SHBA dhuron 500 milionë vaksina, reagon Hillary Clinton, kështu e quan vendimin e Bidenit

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 00:13
Joe Biden, Hillary Clinton

Në fillim të muajit qershor, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden se ka ndarë vaksina për qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, nga mediat botërore si Uashington Post, kanë bërë të ditur se administrata Biden do të blejë rreth 500 milionë vaksina Pfizer, të cilat do t`i dhurohen vendeve të ndryshme të botës.

Rreth 200 milionë doza  do të ndahen këtë vit, ndërsa 300 milionë të tjera do të dhurohet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.

Ato do të shpërndahen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Këto doza do të shpërndahen nga Covax, kjo nismë  është mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjithashtu, kjo nismë e presidentit Biden është përkrahur edhe nga ish kandidatja për presidente të SHBA-ve dhe ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton.

Ajo këtë vendim të presidentit Biden e ka quajtur të mrekullueshëm.

Si dhe ka theksuar se SHBA-ja është forcë për vendet mike të saj.

Postimi i plotë:

Ky është një fillim i mrekullueshme. Kur Amerika e bënë më të mirën, ajo është forcë për të mirën e botës.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat