Urdhri i Biden për korrupsionin, Tomë Gashi tregon me kë lidhet dhe ka një paralajmërim

Aktuale

Urdhri i Biden për korrupsionin, Tomë Gashi tregon me kë lidhet dhe ka një paralajmërim

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:30
Tomë Gashi

Urdhri ekzekutiv i nxjerrë nga presidenti amerikan Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshin tashmë edhe Shqipërinë dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike, për avokatin e njohur Tom Gashi ka lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gashi i ftuar në studion e “Breaking” në Top Neës deklaroi se ky vendim i presidentit amerikan vjen menjëherë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai zbuloi se me këtë akt do të konfiskohen të gjitha pasuritë e politikanëve të korruptuar që ato i kanë në Shqipëri apo në SHBA, apo në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar gjithashtu se do të bllokohen edhe të ardhurat e tyre që rrjedhin nga këto pasuri.

“Departamenti Amerikan i Shtetit ka mekanizmat e tij të verifikimit dhe të kontrollit të pasurive të politikanëve dhe kjo do t’i japë mundësi SPAK që të hetojë për ish-kryeministrin Berisha apo dhe politikanët e tjerë. Mendoj se shumë shpejt do të kemi edhe emra të tjerë në Shqipëri dhe është mira që të bëhen publike emrat e zyrtarëve dhe pronat e tyre”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat