U përplas me Bërnabiqin, 4 deklaratat e rëndësishme të Kurtit në Tiranë

Aktuale

U përplas me Bërnabiqin, 4 deklaratat e rëndësishme të Kurtit në Tiranë

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:19
Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka publikuar katër deklaratat e rëndësishme të kryeministrit Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Tiranë.

Kurti ka thënë se BE-ja do të bëhet Evropë vetëm kur të integrohen edhe 6 vendet në BE. Ai ka kërkuar poashtu nga Serbia që ta njohë Kosovë, ndërsa ka theksuar që Kosova nuk do të jetë pjesë e mini-Shengenit, përcjell Bota sot.

“Albin Kurti në Tiranë: 1. BE nuk është Evropë ende, BE bëhet Evropë vetëm kur të integrojë 6 vendet e BE. 2. Serbia duhet të çlirohet nga trashëgimia e Milosheviçit dhe të njohë Kosovën. 3. Marrëveshja e tregtisë së lirë, CEFTA, duhet ripërkufizuar që Kosova të marrë pjesë në të si shtet. 4. S’ka më mini-shengen e projekte të Novisadit. Bashkëpunimi rajonal trajtohet në korniza të procesit të Berlinit”, ka shkruar Zaimi në një postim në Facebook.

Kurti në këtë takim u përball me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, me të cilën pati polemika, pasi kjo e fundit nuk pranonte se Kosova është shtet i pavarur./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat