Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar për meshën e mbajtur sot në Kishën serbe tek Kampusi i UP-së, për herë të parë pas luftës.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se lejen për Kishën e Millosheviqit dhe Arkanit e ka dhënë Hamdi Vraniqi, që është babai i Erzen Vraniqit, e që sipas Gjoshit është njeriu më i afërt i Albin Kurtit.
Gjoshi nuk ka harruar që t’i përmend pozitat që Vraniqi ka mbajtur dhe mbanë në qeverinë e Kurtit.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit dhe Arkanit në oborrin e UP-së e ka dhënë Hamdi Vraniqi.
Djali i Hamdi Vraniqit, Erzen Vraniqi, është njeriu më i afërt i Albin Kurtit.
Në Qeverinë Kurti I, Erzen Vraniqi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit.
Në Qeverinë Kurti II, Erzen Vraniqi është veç një zyre më larg Albin Kurtit, si pjesë e kabinetit të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministri për dialog.