Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi, ka reaguar në lidhje me përplasjen Kurti-Bërnabiq në Tiranë dhe liturgjinë fetare të mabjtur në Kishën Ortodokse që ndodhet në oborrin e UP-së.
Ai tha se përplasja ishte e improvizuar.
Dushi e ka quajtur provokim meshën në Kishën në Prishtinë.
“Patrioti i transformuar improvizon një përplasje me Bërnabiqin, derisa qytetarët e shtetit të tij provokohen rëndë nga tendenca për funksionalizimin e Kishës së Millosheviçit e Arkanit në Prishtinë!”, shkruan Dushi në Facebook.