Kandidati për kryetar të komunës së Skenderaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sokol Halili, ka hedhur akuza ndaj ish-kryetarit të kësaj komune Sami Lushtaku.
Halili në emision “Direkt” tha se Lushtaku i ka shitur varrezat e dëshmorëve dhe se nga këto varreza ata kanë vjedhur.
“Dua të ju njoftojë se varrezat e dëshmorëve mi ka shitur Sami Lushtaku në kodër të Mecinëve në Klinë ku më është dashur të investoj nga xhepi imë, këta edhe në varreza të dëshmorëve shkojnë i kapin tenderët e vjedhin,”– është shprehur Halili.
Ndryshe kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen gjatë muajit tetor.