Ish këshilltari i Thaçit Artan Behrami tha se kryeministri Albin Kurti përmes taksës dhe reciprocitetit ka arritur ti prishë sipas tij shumë procese në të cilat Kosova nuk ka arritur të marrë pjesë.
“ Fillimisht ka qenë kundër Rambujesë, një proces që neve na ka sjellë Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ka qenë kundër Samiteve Ndërkombëtare(…) ka prishë procesin e dialogut..”
Por, kundërshtime për këtë pati deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Sipas tij reciprociteti ka ngritur nivelin e seriozitetit në dialog.
“ Shumë mirë që e ka prishë, ai dialog copë na ka ba, qe 10 vjet na ka lanë në lloq. Unë mendoj me thënë të drejtën që reciprociteti e ka ngrit nivelin e seriozitetit.”, tha Abazi.