Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim David Phillips, Drejtorin e Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe në Universitetin Columbia të New Yorkut.
Sipas një njoftimi nga LDK, Gjatë takimit u diskutua për tema të ndryshme dhe zhvillime në Kosovë, dialogun, partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe tema tjera të politikës së jashtme.
"Kryetari Abdixhiku falënderoi z. Phillips për vizitën dhe gatishmërinë e tij për një diskutim mbi fuqizimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Departamenti për Politikë të Jashtme.
Z. Phillips ishte njëri ndër bashkëpunëtorët ndërkombëtar më të ngushtë të Presidentit Rugova dhe LDK-së.", thuhet në njoftim.