“Unë jam qytetar amerikan, a më lejohet të udhëtoj në Kosovë”

Aktuale

“Unë jam qytetar amerikan, a më lejohet të udhëtoj në Kosovë”

Nga: H.O. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Gazeta amerikane The New York Times publikon të dhënat e fundit se a u lejohet qytetarëve amerikanë të udhëtojnë drejtë shteteve të tjera të botës, për shkak të pandemisë.

Aty shpjegon në detaje nëse duhet një test negative, apo karantinë më pastaj.

Për në Kosovë thuhet se nuk Iju dihet një test negative, mirëpo disa kompani ajrore e kërkojnë atë 72 orë para nisjes.

“Një test negativ i koronavirusit nuk është i nevojshëm për të hyrë në vend, por mund të kërkohet nga disa kompani ajrore për hipje. Ata me një test negativ PCR të marrë në 72 orët e mëparshme mund të anashkalojnë një karantinë shtatë-ditore”, shkruan NYT.

Ndërsa në Shqipëri nuk iu kërkohet asnjë test i koronavirusit dhe nuk ka kërkesa karantine.

“Amerikanët lejohen të hyjnë. Asnjë test i koronavirusit nuk është i nevojshëm dhe nuk ka kërkesa karantine, sipas Ambasadës së SHBA në Shqipëri”, shkruan gazeta amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat