Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka filluar ditën duke kujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Rama shkruan, “MIRËMËNGJES 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës ️”.
Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/11/auto_199338880_10158822995111523_7808429018304042971_n1623392879.jpg)
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.