Reagime të ashpra në Kosovë kanë ndodhur pas liturgjisë serbe të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Kishën Ortodokse Serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Këtë liturgji, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut e quan “liturgji të vampirave serbë”.
Ai përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të shkarkojë shefin e AKI-së.
Sipas tij, një ditë mund të na zbarkojnë edhe tanket serbo-ruse.
Postimi i plotë:
Liturgjia e Vampirave Serbë
Kryministër Albin Kurti, pas defilimit të paparalajmëruar në Prishtinë, në “Kishen” e Sllobodan Millosheviqit dhe Arkanit, të popave Serb, vampirave të fundit në Evropë, shkarkone shefin dhe drejtorin e AKI-së se nuk i ke për atë punë.
Një ditë na zbarkojnë njëjtë bafasisht tanket Serbo-Ruse te shtatorja e Skenderbeut pa paralajmërim të AKI.