Partia Socialdemokrate sot ka zhvilluar një aksion të Kisha Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
“Simboli i shovinizmit bëhet faltore, e bekoi: Albin Kurti", është mbishkrimi që PSD ka vendosur në kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP).
E këtë aksion të PSD profesori universitar Blerim Latifie sheh të gabuar.
Sipas tij, këto spektakle politike po e faktorizojnë atë.
“Aksioni i PSD-së te kisha e Millosheviqit në oborrin e UP-së, është një reagim krejtësisht i gabuar ndaj liturgjisë së djeshme. Spektaklet politiko-simbolike brenda dhe jashtë këtij objekti vetëm sa e faktorizojnë atë dhe kjo gjë përbën edhe objektivin e qeverisë në Beograd. Dardan Gashi e tregoi dje zgjidhjen adekuate: Drynin!”, shkruan Latifi në facebook.