Edita Tahiri: Serbia bëri provokim në prag të dialogut

Aktuale

Edita Tahiri: Serbia bëri provokim në prag të dialogut

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:53
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka quajtur liturgjinë e djeshme në Prishtinë, si provokim të Serbisë në prag të dialogut me palën kosovare.

Tahiri ka thënë se ka munguar reagimi i fort shtetëtor nga Kosova, që do e pengonte një provokim të tillë.

“Liturgjia ilegale ne kishen okupatore te Milosheviqit dje ne mes te Prishtines.

Ndersa mungoi nje reagim i fort shteteror, qe do te pengonte nje ngjarje te tille provokuese. Serbia beri kete provokim ne prag te rinisjes se dialogut, me qellim qe te forcoj poziten e saj negociatore” shkruan Tahiri në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat