Pankartat "Objekt i ngritur nga kriminelët", "Stop nxitjes së urrejtjes", "Jo shenja krimi në kampus", e "Krimet e Millosheviqit dhe Arkanit nuk i falë askush", dhe fotografi që tregojnë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, janë vendosur nga studentet në kishën ortodokse në oborrin e UP-së pas liturgjisë që është mbajtur dje në këtë objekt.
Erblin Hoxha, nga Parlamenti Studentor, tha se e kundërshtojnë provokimin qe është bërë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në prag të ditës së çlirimit të Kosovës.
"Ky objekt nuk është kishë, por është objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit, ky objekt është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë", tha ai.

Ai ka propozuar që ky objekt që ose te largohet i njëjti ose të bëhet muze për pasqyrimin e gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.