Abdixhiku pyet Kurtin për kushtet për dialogun

Aktuale

Abdixhiku pyet Kurtin për kushtet për dialogun

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:50
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po shkon në dialogun me Serbinë i papërgatitur.

Ai tha se para takimit të javës së ardhshme të kryeministrit Kurti me presidenti serb, Vuçiq në Bruksel, kreu i ekzekutivit në Kuvend do të duhej të fliste për parimet dhe platformën e dialogut, e jo për të kaluarën.

Abdixhiku: Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur

“Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur, para se të flisni me Serbinë, duhet të flisni në këtë Kuvend, me qytetarët e juaj dhe përfaqësuesit e tyre. Ju duhet në parlament të parashtroni në kuvend që së paku i paraqet parimet dhe përkufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm. Keni pasur tre muaj ditë kohë, por këtë kohë e keni shfrytëzuar për popullzim, por ja që të martën ju me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha ai.

Në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet për dialogun, Abdixhiku ia paraqiti Kurtit edhe pozicionin e partisë së tij për këtë proces.

Abdixhiku: Këto duhet të jenë parimet e kryeministrit Kurti për dialogun

“Parimi i parë është mbi pozicionin e Kosovës për këtë dialog, saktësisht që ky dialog mos të bëhet për Kosovën, por të bëhet mbi bazën e dy shteteve të barabarta dhe sovrane dhe këtu vendimi i GJND-së është aduti kryesor. Parimi i dytë është mbi refuzimin e çfarëdo dialogu që hap organizimin territorial dhe gjeografi të Kosovës. Temat për shkëmbime territoriale as nuk duhet të hapen dhe as më pak të dialogohen. Parimi i tretë që qeveria e tretë duhet të vendos është rreth organizimit tonë kushtetues. Pako e Ahtisarit është kompromisi i fundit i Kosovës çfarëdo tendencë është goditje e Kosovës. Asnjë forme e pushtetit ekzekutivit nuk duhet të pranohet, nuk na duhet ulëse në OKB nuk na duhet nëse jemi një shtet de funksional. Këtë përgjegjësi tashmë e keni ju, çdo marrëveshje që ju e nënshkruani në të ardhmen duhet të ketë filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Parimi i katërt është rreth rezultatit përfundimtar e që është njohja e Kosovës”, shtoi ai.

Abdixhiku kritikoi Kurtin edhe për thyerjen e kauzave të tij për dialogun.

Abdixhiku: Kauzat ishin jo të vërteta

“Kauzat ishin jo të vërteta, ishin për të dhënë në formën më të thjeshtë të mundshme mashtrim. Ndonëse kërkim falja nuk ka ndodhur, dëmet e luftës nuk janë paguar, të zhdukurit e luftës nuk janë gjetur, fondi pensional nuk është kompensuar, e dialogu me serbet e brendshme nuk ka nisur ju të martën shkoni në Bruksel pa asnjë kusht”, tha Abdixhiku

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat