Pas debatit rreth katër orësh për dialogun Kosovë-Serbi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.
Të zgjedhurit e popullit pritet të vazhdojnë raundin e dytë të diskutimeve për dialogun dhe ecurinë e deritanishme të tij.
Ky debat është thirrur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai të martën e javës së ardhshme do të ketë takimin e parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të rifillimit të dialogut.