Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e kërcënimit të ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari.
Ky i fundit sipas burimeve është kërcënuar nga këshilltari i tij, Mentor Beqiri.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Ende nuk dihet pse ka ardhur deri te mosmarrëveshja mirëpo hetuesit policore po merren me rastin.