Përplasje mes opozitës e Konjufcës, ia numërojnë Kurtit orët

Aktuale

Përplasje mes opozitës e Konjufcës, ia numërojnë Kurtit orët

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:58
Kuvendi i Kosovës

Grupet Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së kanë kërkuar që të ndërprehet seanca pasi kryeministri Kurti nuk gjendej në seancën e Kuvendit. Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Kurti ka qëndruar vetëm gjysmë ore, ndërsa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i replikoi Tahirit duke i thënë se ai ka qëndruar tri orë.

“Kërkesë e jona është edhe në koordinim me grupet parlamentare opozitare tjera që të ndërprehet seanca dhe të vazhdojmë me pikat tjera, sepse pa prezencën e kryeministrit nuk ka kuptim me vazhdu”, tha Tahiri.

Kurse, Konjufca tha se Kurti ka qëndruar tri orë në sallën e Kuvendit.

“Sa për informatë zotëri Tahiri, unë e kam shikuar me vëmendje se sa ka qëndruar në këtë seancë kryeministri, ai e lëshoi seancën pak pas orës 13:00 që i bjen se ka qëndruar tri orë dhe jo gjysmë ore”, tha Konjufca.

Pas kësaj, kanë reaguar deputetët e LDK-së dhe PDK-së, duke thënë se kryeministri Kurti e ka lëshuar shumë më herët seancën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat