Paralajmëron Hamiti para takimit të Kurtit me Vuçiq: Për këtë gjë nuk është i interesuar presidenti i Serbisë

Aktuale

Paralajmëron Hamiti para takimit të Kurtit me Vuçiq: Për këtë gjë nuk është i interesuar presidenti i Serbisë

Nga: N. H Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:01
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment lidhur me dialogun me Serbinë.

Hamiti shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare.

Madje, ai paralajmëron qeverinë e Kosovës se duhet të jetë e gatshme, e përgatitur, për këtë përballje në dialog e të mos i krijojë mbulesë Vuçiqit.

Ja shkrimi i tij:

Presidenti i Serbisë nuk është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare, që s’ka se si të përfundojë ndryshe pos me njohje të Republikës së Kosovës, në kufijt aktualë.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme, e përgatitur, për këtë përballje në dialog e të mos i krijojë mbulesë Vuçiqit në taktikën e strategjinë e tij për zvarritje e minim të procesit të dialogut, duke i lënë fajin Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat