Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës që humbi 18 anëtarë të familjes: Për 6 javë nuk i tregova askujt

Aktuale

Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës që humbi 18 anëtarë të familjes: Për 6 javë nuk i tregova askujt

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:44
Valdete Isufi-Elshani

Kosova sot shënon 22-vjetorin e përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.

Valdete Isufi-Elshani përmes një lidhjeje direkte ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së saj, në të cilën iu vranë 18 familjarë të ngushtë në luftën e Kosovës.

Elshani e cila aktualisht jeton në Australi, ka treguar se ka shkuar të kërkojë hapa qetësimi për gratë e familjes së saj, që t’u gjindeshin në momentin kur t’u kumtohet lajmi se kanë vdekur të gjithë burrat e familjes.

“Për mi kërku ca tableta të qetësimit për gratë e familjes time, arsyeja ishte se unë jam kon e vetmja që e kam ditë se ne i kishim humbë të gjithë meshkujt e familjes rreth 18 anëtarë, dhe për këtë arsye kam kërku hapa qetësimi për gratë e familjes. Sepse e disha që është lajm shumë i randë edhe smujsha me shpërnda me ta”, tha ajo.

Ajo tregoi se për 6 javë nuk i ka treguar askujt se kanë vdekur burrat e familjes së saj.

“Për 6 javë e kam ditur, por nuk kom mujt me shpërnda me anëtarët e familjes… Ai rrugëtim ka qenë shumë i gjatë, ne kemi ecur në këmbë nga Skenderaj deri në Shtuticë. Duke shkuar rrugës, gjyshi im thoshte se ata e kishin një parandjenjë që dicka tragjike ka ndodhur. Gjyshi thoshte ‘bija ime dicka ka ndodh se po të ishin djemtë gjallë do të na gjenin deri tash.  Nuk i kam ditur rrethanat se qysh janë vra familjarët e mij”, tha ajo.

Ajo tregoi se si kushëriri i saj i ka treguar gjyshit të saj se i kanë vdekur djemtë.

“Unë kam humb 18 anëtarë të familjes së ngushtë, që unë e kam nda bukën e sofrës me ta. Mënyra qysh e kemi gjetë fshatin ka qenë shumë emocionuese, sepse bari nëpër oborret e shtëpiave ka qenë i rritur afro 1 metër…Kushëriri im i ka treguar gjyshit se fatkeqësisht të gjithë djemt kanë ra për liri.  Të gjithë ne që e kemi mbijetu luftën, jemi fëmijë të shëndosh e të rahatuar me shkolla dhe me puna e familje”, shtoi ajo.

Po ashtu, ajo u pyet se kur do të vijë për vizitë në Kosovë, për të cilën tha se ka shumë emocione të përgjigjet, pasi malli për Kosovën ishte shumë i madh.

“Kam frikë që kjo pyetje do të sjellë emocione për mu, po du me t’pyet ‘May i go’… Shpresoj që vitin e ardhshëm, pasi që Australia i ka mbyll kufijtë për shkak të COVID-19. Shumë më ka marrë malli, nuk mundem me përshkru se ka sa vite që nuk kam qenë”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat