Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme.
Tutje, kreu i AAK-së ka shkruar se pret që shteti shqiptar të jetë një mbështetje e fortë për Kosovën.
Ja shkrimi i tij:
Shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme.
Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve.
Urime!
RH