Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për shumëkënd deri më 12 qershor 1999, liria dukej utopi.
Mirëpo, Haziri shkruan se ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet pikërisht me këtë datë.
Ai ka falënderuar ushtarët e UÇK-së, popullin dhe aleatët e Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Për shumëkënd deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 22 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet.
Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë.
Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës!