Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka bërë një pyetje publike për Hashim Thaçin.
Miftari përmes një postimi në Facebook, pyet Thaçin që të tregon se ku është kufoma e Behajdin Allaqit dhe Shaban Shalës
Miftari thotë se Thaçi e ka shpallur hero Allaqin edhe pse nuk ka kufomë, derisa shton se, Allaqi hero, e Thaçi patriot nuk shkon.
Postimi i plotë:
Hashim cili jeni i UDB?
Hashim Thaçi bonu burrë njëherë në jetën tuaj (s’je kanë kurrë) e tregona ku është kufoma e Bahajdin Allaqit dhe Shaban Shalës.
Ti Hashim, dëshmorin e nacionalistin e LPK Behajdin Allaqin e keni shpall hero edhe pse nuk ka kufomë, edhe pse Behajdini me veprat e veta ka qenë hero.
Por ju tregona ku është kufoma e tij, apo na tregona a ishte edhe ky si krejt konkurrentet e juaj në (LPK_UÇK) a ishte edhe ky (Behajdini) i UDB-së, dhe e meritonte të vritej (me TT) si tradhtar.
Bajhadini dëshmor dhe Hero, dhe ti hero e patriot, Hashim nuk shkon, cili jeni dorë e tejzgjatur e UDB-së ju apo ishin kundërshtarët dhe konkurrentët tuaj të vrarë shumica!
Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani ish-president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar në fshatin Drenovc mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit.
Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosua, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së!