Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët në ditën e çlirimit.
Limaj shkruan se 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën aq shumë ka kontribuar dhe është sakrifikuar çdo qytetar i vendit tonë!
“Si çdo ditë tjetër, edhe sot shprehim mirënjohjen e përjetshme për ShBA-të, NATO-n dhe çdo shtet tjetër mik, të cilët në momentet më vendimtare u vunë krah luftës sonë çlirimitare dhe në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në shtetin tonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!
12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën aq shumë ka kontribuar dhe është sakrifikuar çdo qytetar i vendit tonë!
Sot, në këtë ditë të madhe, kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, kujtojmë simbolin e rezistencës, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Si çdo ditë tjetër, edhe sot shprehim mirënjohjen e përjetshme për ShBA-të, NATO-n dhe çdo shtet tjetër mik, të cilët në momentet më vendimtare u vunë krah luftës sonë çlirimitare dhe në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në shtetin tonë.
Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës! FL